Bashkimi turpëron Pro Bet Prishtinën

Basketboll

Bashkimi turpëron Pro Bet Prishtinën

Nga: K.G. Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:38
Pamje nga një ndeshje

Bashkimi nga Prizreni është në finalen e madhe të Superligës së Kosovës në basketboll (femrat). Prizrenaset edhe në ndeshjen e dytë triumfuan me rezultat 75:49 në përballje me Pro Bet Prishtinën, e zhvilluar në palestrën e sportit në Prizren.

“Pas fitores prej 30 pikëve në Prishtinë (102:72), festuam edhe në Prizren, pasi triumfuam me shifrat 75:49. Me këtë fitore jemi kthyer në finale për herë të parë prej vitit 2011 dhe duam të kthejmë titullin pas një pritjeje kaq të gjatë. Kjo ishte fitorja e 11-të rresht në po aq ndeshje të zhvilluara në pjesën e dytë të këtij edicioni.

Në finale luajmë kundër Penzës dhe fituesi i titullit vendoset pas tri fitoreve. Ndeshjen e parë e luajmë këto ditë në Pejë.  Faleminderit të gjithëve që na kanë përkrahur dhe në finale presim përkrahje edhe më të madhe”, thuhet nga KB Bashkimi.  Bashkimi edhe takimin e parë e ka fituar me rezultat 102:72. Prizrenaset u kualifikuan për në finalen e madhe, duke turpëruar me rezultat të përgjithshëm  i turpëroi me 177:121.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat