Lipjani në këmbë, synon historinë

Basketboll

Lipjani në këmbë, synon historinë

Nga: K.G. Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:17
Lipjani në këmbë, synon historinë

Klubi i basketbollit Lipjani mburret me suksesin që po shënon dhe shpreson se do të bëhet anëtar i ri i elitës së Kosovës. “Është kjo skuadra që lojë pas loje (asnjë humbje) erdhi në Finalen e madhe të Ligës së parë (historike)! Kjo nuk do ishte e mundur pa sakrificën e këtyre djelmoshave që nuk kursyen asgjë për këtë klub, nuk do ishte e mundur pa praninë e tifozëve tanë Ultras Tigrat-Lipjan dhe juve qytetar të nderuar që keni qenë lojtari ynë i gjashtë në çdo lojë.

Jemi shumë afër për ta bërë historinë,  inkuadrimi në Superligë dhe tani ose kurrë po ju kërkojmë edhe njëhere mbështetjen maksimale juve sportdashës të Lipjanit, të dielën nuk ka arsye mos me qenë pranë klubit  i madh e i vogël në 19:00 në sallë.

Organzimi do jetë i paparë deri tani dhe me ndihmën e të gjithëve do ta shkruajmë historinë”, bëhet e ditur në faqen e KB Lipjanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat