Skuadrat që e kanë siguruar play-off-in

Basketboll

Skuadrat që e kanë siguruar play-off-in

Më: 19 prill 2018 Në ora: 13:54
Pamje nga një ndeshje

Me ndeshjet e xhiros së 28-tënë IP Superligën e Kosovës në basketboll do të përmbyllet edicioni i rregullt, ku tashmë është gjithçka e qartë sa i përket pjesës së epërme të tabelës, derisa asaj të poshtme ende mbesin disa gjëra për t’u sqaruar në këtë fundjavë.

Të premten janë në program dy ndeshje, ajo në mes Trepçës dhe Bashkimit (19:00), si dhe dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit (19:30).

Ndërkaq të shtunën Golden Eagle Ylli e pret Borean me fillim nga ora 19:00, si dhe të dielën Kerasan Prishtina është nikoqire e Pejës, takim ky që do të luhet duke filluar nga ora 19:00.

Skuadrat që tashmë e kanë siguruar play-offin janë Sigal Prishtina, Bashkimi, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli, ku në gjysmëfinale do të përballen Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi-Rahoveci.

Ndërkohë në pjesën e poshtme të tabelës, ende është situata e paqartë, ku tashmë dihet vetëm se Trepça është e pesta dhe për Kerasan Prishtinën, Borean e Pejën vazhdon lufta për mbijetësë në elitë, apo edhe për t’i ikur play-outit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat