Nuk gabojnë Celtics dhe Raptors

Basketboll

Nuk gabojnë Celtics dhe Raptors

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:30
Foto nga ndeshja

Mbrëmë janë zhvilluar edhe tri ndeshje në playoffin e NBA. Ndonëse pa Kyrie Irving të lënduar, Boston Celtics fiton përsëri.

Pas fitores në vazhdime në ndeshjen e parë, këtë herë ishte gjithçka më e lehtë përballë Milwaukee Bucks. Boston triumfoi me rezultatin e thellë 120:106 për meritë të talentit Jaylen Brown, i cili zhvilloi një ndeshje vërtet fantastike duke realizuar 30 pikë.

Te Bucks që tani janë në disavantazh prej 0:2 në dy ndeshjet e para, më i miri ishte Giannis Antetokounmpo 30 pikë 8 asistime dhe 9 kërcime. Shkëlqen DeMar DeRozan fiton Toronto Raptors.

Skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në Konferencën e Lindjes e çoi në 2:0 serinë e përballjeve ndaj Washington Wizards dhe tashmë ka hedhur një hap të sigurtë drejt raundit të dytë të play-offit.

DeRozan, ishte i pandalshëm në këtë takim duke realizuar 37 pikë, derisa skuadra e tij triumfoi 130:11 9 ndaj kryeqytetasve.

Me avantazhin 2:0 në favor tashmë Toronto do të udhëtojë më e qetë drejt Washingtonit aty ku do të zhvillohen dy përballjet e radhës të serisë mes tyre. Befasia e këtij raundi të parë është skuadra e New Orleans Pelicans, që triumfoi përsëri si mysafir i Portland Trail Blazzers, për të krijuar një epërsi mjaft të madhe.

111:102 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, ku për Pelicans shkëlqeu Jrue Holiday me 33 pikë, ndërsa Anthony Davis shtoi edhe 22 pikë të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat