Toronto, Boston e New Orleans domojnë play off-in, udhëheqin 2-0 ndaj rivalëve

Basketboll

Toronto, Boston e New Orleans domojnë play off-in, udhëheqin 2-0 ndaj rivalëve

Më: 18 prill 2018 Në ora: 10:34
Pamje nga nje ndeshje basketbolli në NBA

Toronto çon në 2-0 avantazhin me ndeshje ndaj Washington, në takimet çerekfinale të play off-it të NBA-së, në Konferencën e Lindjes. 6 lojtarë të ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë, me DeRozan që ishte shënuesi më i mirë në fushë, autor i 37 pikëve, lider në fushë. John Wall për Washington realizoi 29 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Fiton edhe Boston, që ashtu si Toronto udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve ndaj Milwaukee. Skuadra e Celtics mposhti 120-106 rivalët e Bucks, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Bostonit. Broën realizoi 30 pikë e Rozier 23, ndërkohë që 41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Për Milwaukee u dallua Antetokoumpo, autor i 30 pikëve, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e New Orleans, që mposhti 111-102 Portland, duke udhëhequr 2-0 serinë e çerekfinaleve. Kjo është fitorja e dytë radhazi jashtë fushe e ekipit të New Orleans, që po befason në këtë fazë të play off-it. Holiday me 33 pikë ishte lider në fushë për miqtë, ndërsa Davis realizoi 22 pikë e 13 rebaund. Për Portland u dallua McCollum me 22 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, 130-119 (2-0 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, 120-106 (2-0 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, (barazim 1-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, (0-1 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, (1-0 me ndeshje)

2-7, Golden State – San Antonio, (2-0 me ndeshje)

3-6, Portland – New Orleans, 102-111 (0-2 me ndeshje)

4-5, Oklahoma – Utah Jazz, (1-0 me ndeshje)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat