Vllaznia siguron mbijetesën edhe sezonin tjetër në Superligë

Basketboll

Vllaznia siguron mbijetesën edhe sezonin tjetër në Superligë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 06:29
Pamje nga nje ndeshje basketbolli

Vllaznia në basketboll për meshkuj do të luajë edhe sezonin e ardhshëm sportiv 2018-2019 në Superligë. Ekipi shkodran u klasifikua në vendin e pestë në përfundim të sezonit të rregullt, duke u përballur në play out me Flamurtarin, skuadrën e renditur në vendin e dytë në Kategorinë e Parë. Shkodranët e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj, pas fitores 4 ditë më parë në takimin e luajtur në Shkodër (90-47), fituan edhe sot në përballjen e dytë.

Ndeshja e luajtur sot pasdite në Vlorë u fitua 89-49 nga Vllaznia, që nuk vuajti shumë për të mundur basketbollistët vlonjatë, që edhe pse luanin në fushën e tyre ishin shumë larg miqve nga Shkodra. Skuadra e Vllaznisë, më e kompletuar e me lojtarë me përvojë, e pati të lehtë t’i fitojë të dyja takimet, duke siguruar kështu të drejtën që edhe sezonin tjetër të luajë në Superligë, ndërsa Flamurtari do të luajë sërish në Kategorinë e Parë.

Basketboll – Play out, Meshkuj

13 prill, Vllaznia – Flamurtari, 90-47

17 prill, Flamurtari – Vllaznia, 49-89 (0-2 me ndeshje)

Basketboll – Play out, Femra

14 prill, Vllaznia – Apolonia, 89-49 (1-0 me ndeshje)

18 prill, Apolonia – Vllaznia, ora 14:00 (Vlorë)

21 prill, Vllaznia – Apolonia, ora 14:00 (Shkodër)

*Nëse është e nevojshme do të luhet ndeshja e tretë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat