Euroleague, nisin nesër ndeshjet e para çerekfinale të play off-it

Basketboll

Euroleague, nisin nesër ndeshjet e para çerekfinale të play off-it

Më: 17 prill 2018 Në ora: 07:11
Ilustrim

Pas dy javësh pushim, rikthehet Euroleague në basketboll për meshkuj me ndeshjet e para çerekfinale të play off-it. Pas përfundimit të javës së 30-të dhe të fundit të sezonit të rregullt në Euroleague, janë përcaktuar tetë skuadrat çerekfinaliste, të cilat janë CSKA Moskë, Fenerbahce, Olympiacos, Panathinaikos, Real Madrid, Zalgiris Kaunas, Baskonia Gasteiz dhe Khimki Moskë. Ato, duke nisur nga dita e nesërme, do të vijojnë garën për trofeun më të rëndësishëm Europian në basketboll për meshkuj.

Ndërkohë, në bazë të renditjes së skuadrave në përfundim të sezonit të rregullt, është përcaktuar edhe kalendari i fazës çerekfinale (formula 1-8, 2-7, 3-6 dhe 4-5), ku spikat derbi moskovit mes CSKA-së dhe Khimki. Por sfida më e fortë e kësaj faze çerekfinale parashikohet të jetë ajo mes grekëve ë Panathinaikos dhe spanjollëve të Real Madrid. Dy përballjet e tjera janë Fenerbahce-Baskonia Gasteiz dhe Olyjmpiacos-Zalgiris Kaunas. Në fazën gjysmëfinale të Euroleague, siç njihet ndryshe “final four”, shkojnë ekipet që fitojnë 3 nga 6 ndeshjet çerekfinale (zhvillohet në Beograd, Serbi).

Euroleague – Çerekfinalet e play off-it

17 prill, CSKA Moskë – Khimki Moskë, ora 19:00

17 prill, Panathinaikos – Real Madrid, ora 20:15

18 prill, Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, ora 19:15

18 prill, Olympiacos – Zalgiris Kaunas, ora 20:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat