Bashkimi nuk ia doli në finale ndaj bullgarëve

Basketboll

Bashkimi nuk ia doli në finale ndaj bullgarëve

Nga: Kemajl Goca Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:55
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni me gjithë lojën e mirë, nuk ia doli në finalen e madhe të Ligës Ballkanike në basketboll, ndaj ekipit Levski Lukoil nga Bullgaria, duke humbë me rezultat  83:72 (15:18, 27:19, 21:22, 20:13). Në çerekun e parë skuadra prizrenase dëshmoi lojë të mirë dhe ishte në epërsi me pesë pikë (13:18), por me kalimin e minutave ekipi nga Bullgaria ia doli të merr veten dhe e ngushtoi rezultatin në 3 pikë (15:18). Në çerekun e dytë Bashkimi nuk ka treguar lojën e dhjetë minutave të parë, duke i lënë mundësi rivalit edhe të shkoi në epërsi me 5 pikë (42:37) në minutën e 20-të. Levski luajti më mirë deri në fund dhe shënoi fitore me rezultat 83:72.

Levski-Bashkimi 83:72

Palestra e sportit në Samokov të Bullgarisë.

Levski: Millosheviq 13, Avramov 21, Velikov 4, Marinov 20 Gudul 3, Stoyanov, Minkov, Ivanov 10, Braynt 5, Clanton 4, Veselinov 3 dhe Simeonov.

Bashkimi: Morina 6, Moss 18, Tmusic 15, Zollo 6, Zenelaj 6, Stutz 21, Memqaj, Grosha, Balluku, Kryeziu, Q. Biraj dhe Palushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat