Fitorja e 15 radhazi për Sixers, nuk ndalen as Houston Rockets

Basketboll

Fitorja e 15 radhazi për Sixers, nuk ndalen as Houston Rockets

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:45
Skuadra nga Philadelphia

Skuadra nga Philadelphia vazhdon me formë të jashtëzakonshme.

Kur ka mbetur edhe nga një ndeshje për t’u zhvilluar në sezonin e rregullt të NBA, është mësuar fati i shumë skuadrave, të cilat do të luajnë apo jo në playoff.

Philadelphia 76ers ka arritur rekordin më të mirë në histori të klubit, duke regjistruar 15 fitore radhazi dhe me triumfin 123:113 ndaj Atlanta Hawks kanë mbrojtur pozitën e tretë në Konferencën e Lindjes.

JJ Redick me 28 pikë dhe Ben Simmons me double-double prej 14 pikësh e 10 asistimesh ishin dy më të mirët në fushë për Sixers.

Houston Rockets fituan 105:99 ndaj Los Angeles Lakers në Staples Center në një takim që nuk pati pothuajse kurrfarë rëndësie për asnjërën nga skuadrat.

Trajneri Mike D’Antoni nuk i kurseu yjet e skuadrës, ku Chris Paul dhe James Harden ishin dy më të mirët me nga 22 përkatësisht 21 pikë.

Kampioni në fuqi, Golden State Warriors zhvilloi një ndeshje shumë të dobët ndaj Utah Jazz, duke u mposhtur me plot 40 pikë diferencë 79:119 në Vivint Smart Home Arena.

Me këtë fitore Jazz kanë mundësi të marrin vendin e tretë në ndeshjen direkte me Portland Trail Blazers. Donovan Mitchell me 22 pikë ishte koshashënuesi më i mirë i Jazz, kurse te Warriors u dallua Klay Thompson me 23 pikë, por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen e thellë të skuadrës së tij.

Boston Celtics, tashmë të blinduar në vendin e dytë, u mposhtën 101:113 nga Washington Wizards, që kërkojnë të dalin në një pozitë më të lartë sesa vendi i tetë në përfundim të këtij stinori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat