Golden State zhvilloi një ndeshje shumë të dobët ndaj Utahit

Basketboll

Golden State zhvilloi një ndeshje shumë të dobët ndaj Utahit

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:13
Pamje nga ndeshja Golden State-Utah

Në raundin e fundit të ndeshjeve të sezonit të rregullt në NBA triumfuan të gjitha skuadrat që synonin përmirësimin e pozicionit përfundimtar në zonën play off.

Kështu Golden State zhvilloi një ndeshje shumë të dobët ndaj Utah Jazz, duke u mposhtur me plot 40 pikë diferencë 119:79 në “Vivint Smart Home Arena”. Me këtë fitore Jazz kanë mundësi të marrin vendin e tretë në ndeshjen direkte me Portland Trail Blazers.

Philadelphia iu imponua 113 – 123 Atalnta Hawks në transfertë në një përballje ku spikati Redick me 28 pikë. 76ers mbrojnë vendin e tretë në Lindje.

Boston Celtics, tashmë të blinduar në vendin e dytë, u mposhtën 101 – 113 nga Washington Wizards, që kërkojnë të zhvendosin në vendin e tetë në Lindje Heat ose Bucks. Spikati për Wizards John Wall me me 29 pikë, 12 asiste dhe 7 rikuperime. Në takimin e fundit Washingtoni duhet të mundë Orlandon dhe të shpresojë që Miami ose Milwaukee të mos bëjnë të njëjtën gjë ndaj Raptors dhe 76ers për të evituar përplasjen në play off pikërisht me Toronton.

Houston Rockets fituan 99 – 105 ndaj Los Angeles Lakers në “Staples Center” në një takim që nuk vlente për renditjen. Trajneri Mike D’Antoni nuk i kurseu “yjet” e skuadrës, me Chris Paul dhe James Harden që shënuan respektivisht 22 dhe 21 pikë.

Indiana, që e kishte siguruar vendin e pestë në Lindje, u dorëzua 119 – 93 ndaj Charlotte Hornets. Na rardhët e Pacers qëndroi pushim Oladipo, ndërsa lojtarët e tjerë të formacionit baze patën minutazh të reduktuar. Më i miri i ndeshjes rezultoi Kaminsky me 24 pikë.

Dallas Mavericks e mbyllën në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin, duke u mposhtur në “American Airlines Center” 97 – 124 nga Phoenix Suns, skuadra më e dobët e Perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat