Westbrook fantastik

Basketboll

Westbrook fantastik

Më: 10 prill 2018 Në ora: 11:57
Russell Westbrook

Një “triple double” i Russell Westbrook, që realizoi 23 pikë, 18 rebaund e 13 asist, i dhanë fitoren ekipit të Oklahomës, që mundi 115-93 Miami në fushën e këtij të fundit. Skuadra nga Florida e dominoi ndeshjen për shumicën e kohës, por në 5 minutat e fundit miqtë rikuperuan dhe fituan një ndeshje të rëndësishme për play off. Mirë u paraqit edhe George me 27 pikë.

Një hap të rëndësishëm drejt play off-it në Perëndim hodhi edhe San Antonio, që mundi 98-85 Sacramento, ndeshje e dominuar nga miqtë në shumicën e kohës, por Spurs rikuperuan në fund, me Aldridge që realizoi 15 pikë e 14 rebaund.

Toronto dominon në Lindje, duke qenë skuadra më e mirë e sezonit të rregullt. Kanadezët mundën 108-98 Detroit, ndeshje ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, me Valanciunas që realizoi 25 pikë, më i miri në fushë. Jashtë fushe fiton ekpi i Cleveland, që mundi 123-109 New York, ndeshje e dominuar nga miqtë, me Love që realizoi 28 pikë e James 26 pikë e 11 asist.

Ekipi i Minnesotës, falë 24 pikëve e 18 rebaund të Towns dhe 24 pikëve të Teague, mundi 102-86 Orlandon, ndërsa Brooklyn mundi 114-105 Chicago, ndeshje e dominuar nga vendasit, me Crabbe që shkëlqeu në parket, autor i 41 pikëve.

Rezultatet

Detroit – Toronto 98-108

Brooklyn – Chicago 114-105

Miami – Oklahoma 93-115

New York – Cleveland 109-123

Milwaukee – Orlando 102-86

Minnesota – Memphis 113-94

San Antonio – Sacramento 98-85

Denver – Portland 88-82

Clippers – New Orleans 100-113

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat