Situata në sportin tonë është alarmante

Basketboll

Situata në sportin tonë është alarmante

Më: 9 prill 2018 Në ora: 16:28
Blerim Krasniqi

Debate

Për opinionin tim dhe me gjer, unë mendoj se situata në sportin tonë gjeneralisht është shumë e brishtë e që besa alarmante dhe shumë dëshpëruese. Duke e përjashtuar xhudon dhe në veçanti Driton Kuka, i cili s’ka të ndalur, duke dëshmuar veten si mësues e krijues xhudistesh dhe xhudistësh të talentuar/a pa fund. Këtë përshtypje e kam fituar duke parë se ç’po ndodh me sportin në tërësi. Po filloi nga futbolli, sportin gjithë popullor dhe më masovik.

Sa ishte trajneri i Dritës trajner në Vllazni të Pozharanit u detyrua të jap dorëheqje që mos të shkarkohej (në mungesë të rezultateve pozitive). Mirëpo, tani në klubin e futbollit Drita kur situata financiare dhe buxheti është i konsoliduar dhe po ashtu fondi i lojtarëve i mjaftueshëm dhe kualitativ, po del se trajneri është ekspert dhe shumë meritor që Drita është lidere në Superligën e futbollit të Kosovës.

Sa i përket basketbollit, situata është e njëjta por shumë më dëshpëruese dhe fare optimiste. Marrim klubin “më të suksesshëm të të gjitha kohërave” (nuk jam ka di për cilat kohëra po mendohet, por pavarësisht kësaj) Sigal Prishtinën, tani kur basketbolli është në një “Vdekje klinike”, është lidere. Ku po dua me dal? Sigali ka një djalosh i cili luan rolin e trajnerit dhe nuk paguhet fare, ndërsa lojtarët janë (pesëshja e parë) e reprezentacionit të Kosovës, po ashtu nuk paguhen me rregull, me përjashtim (lojtari legjionar kroat) dhe krejt kjo bën që sporti tek ne ka ndërruar mënyrën e të qenurit sport. Por të kesh lek s’ka nevojë fare për trajner dhe si po shkojnë gjërat tek ne, me kalimin e kohës s’ka me pas nevojë për trajnerë. Këtë punë do ta e kryejnë zyrtarët e klubeve dhe sponzorizuesit. Ndërsa sot Guardiola kërkon vazhdimin e kontratës me Sitin  me 20 milion funte në vite. 

Autori është trajner i basketbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat