Penza i tregoi kush është më i miri Pro Bet Prishtinës

Basketboll

Penza i tregoi kush është më i miri Pro Bet Prishtinës

Më: 9 prill 2018 Në ora: 16:08
KB Penza

Basketbollistet e Penzës nga Peja kanë shënuar fitore (68:55) shumë të rëndësishme në udhëtimin në kryeqytet, duke e mposhtur Pro Bet Prishtinës me ç’rast edhe e kanë marr kryesimin në Ligën e Femrave, që do të thotë se në “play-off” do të startojnë nga pozita e parë.

Në anën tjetër Pro Bet Prishtina duhet të kënaqet me vendin e dytë dhe tani në garat shtesë për kundërshtare do ta ketë skuadrën nga Prizreni, Bashkimin, që në radhët e veta i ka dy basketbolliste amerikane, të cilat edhe janë bartëset kryesore të lojës së ekipit prizrenas.

Sa i përket duelit të luajtur në Prishtinë, deri në çerekun e katërt është zhvilluar lojë e barabartë, por më pas në dhjetëminutëshin e dytë ishin pejanet ato që dominuan në parket dhe kështu në fund ia dolën të triumfojnë dhe të sigurojnë pozitën e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat