Fitore e ngushtë e Prishtinës

Basketboll

Fitore e ngushtë e Prishtinës

Më: 8 prill 2018 Në ora: 13:08
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 86:84 në udhëtim në Suharekë në përballje me Golden Eagle Yllin në kuadër të xhiros së XXVI në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Më efikasit te bardhekaltrit ishin Alban Veseli me 24 pikë e 4 asistime, Granit Rugova me 16 pikë e 6 kërcime, Fisnik Rugova me 15 pikë e 11 kërcime dhe Valon Bunjaku me 13 pikë.

Në radhët e ekipit nga Suhareka më i dalluari ishte Alexis Wangmene me 24 pikë e 13 kërcime, kurse Michael Harmon ka shtuar 20 pikë, 4 kërcime e 8 asistime dhe Marvin Smith me 19 pikë.

Duhet theksuar se 1 minutë e 13 sekonda para fundit, ndeshja është ndërprerë për 10 minuta, pas hedhjes së gjësendeve të forta në parket, ndërsa ka vazhduar pas vlerësimit të gjyqtarëve se janë krijuar kushtet për lojë.

Ndërkaq të shtunën, Rahoveci me triumfin ndaj Kerasan Prishtinës me shifrat 99:74 e ka të sigurt një vend në play-off, derisa të premten, Bashkimi me lehtësi ka shënuar fitore në përballje me Pejën me rezultat 102:68.

Ndeshja e vetme në program për të dielën është ajo që do të luhet në Mitrovicë, ku Trepca e pret Borean me fillim nga ora 18:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat