Për 2 vota paskan fitu...

Basketboll

Për 2 vota paskan fitu...

Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:51
Dren Aga

Debate

Për 2 vota paskan fitu, ato vota i paska dhënë njeriu që muajt e fundit ka fitu projekte me financa të mëdha nga federata dhe e ka ndryshu ditën e fundit votën e tij .

Dhe një votë nga një klub që trajnerin e ka pa licencë dhe i lejohen ti zhvilloj krejt ndeshjet sikur me pas licencë.

Me të thënë drejtën, përgjegjësia na takon neve të Prizrenit për këtë gabim, sepse në Prizren në vitin 1944 për herë të parë ka ardh topi i basketbollit në Kosovë, nga një antar i një familje me mbiemrin Morina!

Po ashtu në Prizren në vitin 1945 është hap klubi i parë i basketbollit, që sot quhet ''KB BASHKIMI''.

Kështu që Prizrenit i takon mëkati më i madh, që as nuk tentoj mi ruajt vlerat e basketbollit dhe sportit, duke i lënë politikanët të vendosin për të ardhmen e shpresave tona dhe basketbollit tonë.

Përgjegjësia dytë i shkon Prishtinës, si klub më i organizuar, me financa stabile, që ju mundëson me marre primatin në krijimin e strategjive sportive nacionale në basketboll.

Sikur Bayerni për Gjermaninë, Barcelona për Spanjën e 10 viteve të fundit  etj etj...

Jo rastësisht këto dy klube sot udhëhiqen nga politkanët, që ndalohet me kartën olimpike!

Vlen të ceket se shkrimi më lart nuk përshkruan mëkatet e mëdha mesatare dhe mëkatet tjera mesatare dhe të vogla.

Shkrimi paraqet veç HIPER-MËKATIN që na ndodhi në basketboll, kur kem kriju kushte për rrugë paralele , veç se shpirtnisht jemi të ndarë, arsyeja pse jo edhe institucionalisht është kjo bija e Shqipërisë; KOSOVA, që po kem frikë mos pe vrajmë si peng, në rrugën për ta çliruar. Politika e bëri dhe karrieristat na prunën në këtë ditë. P.S: Për ndikimin dhe dëmin që politika ja shkakton sportit, mund të shkruajmë me javë...

Autori është trajner i shkollës së basketbollit “New basket” nga Prizreni

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat