Turne ndërkombëtar në Kosovë

Basketboll

Turne ndërkombëtar në Kosovë

Më: 6 prill 2018 Në ora: 15:27
Pamje nga një ndeshje

Sot në palestrën e kolegjit “ISP” në lagjen “Marigona Residence” do të filloj Turneu Ndërkombëtar U15 në kuadër të projektit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) të FIBA Evropës.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.

Njëherësh ky është aktiviteti i fundit i këtij projekti dyvjeçar, në të cilin marrin pjesë shtetet e lartëpërmendura, derisa projekti udhëhiqet nga Federata Turke e Basketbollit.  

Basketbollistët e Kosova U15 kanë zhvilluar stërvitje intensive prej ditës së hënë nën drejtimin e kryetrajnerit Ibrahim Karabeg, të cilit do t’i asistojnë trajnerët Lorik Kllokoqi dhe Gyltekim Selimi.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, dhe tani është radha e përmbylljes së projektit dhe evaulimit të tij nga menaxherët e katër federatave, e kjo do të ndodh në Prishtinë në ditën e fundit të turneut.

Orari i ndeshjeve:

E premte/06.04.2018:

Bullgaria – Maqedonia 18:00

Kosova – Rumania 20:00

E shtunë/07.04.2018:

Maqedonia – Rumania 17:00

Kosova – Bullgaria 19:30

E diel/08.04.2018:

Bullgaria – Rumania 12:00

Kosova – Macedonia 14:00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat