Befason Linda, njeriu që i ‘pret fort gjuha’ dhe gjinia e kundër i frikësohen!

Basketboll

Befason Linda, njeriu që i ‘pret fort gjuha’ dhe gjinia e kundër i frikësohen!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2018 Në ora: 12:44
Linda Shala me dy foto

Linda Shala, veprimtare e shquar e basketbollit, befasoi me dy fotografi! Ajo u gëzua fort që Arben Fetahu u zgjodh kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës.  Linda njihet edhe për oratori ose si thonë në popull: “i pret fort gjuha”,  madje edhe për ashpërsi kur i bëhet e padrejtë, gëzohet për faktin se zgjidhet kryetar një ish basketbollist dhe që i takon një brezit të gjeneratës së re sa i takon diplomacisë së basketbollit dhe që njeh fort mirë gjuhën angleze.

Madje, me Lindën është vështirë edhe të përballesh kur janë çështjet profesionale sepse e njeh mirë anën juridike. Për nga karakteri është shumë korrekte, vendosmëria apo pakompromisi i saj i bën shpesh edhe meshkujt t’i frikësohen!  Ajo ka postuar dy foto, me kryetarin që dha dorëheqje në muajin shkurt dhe me të riun, Fetahu. “Me Kryetarin e deritanishëm, Erolld Belegun dhe me kryetarin e porsazgjedhur të FBK”, shkruan në profilin e saj në facebook, Linda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat