Golden State mundet sërish

Basketboll

Golden State mundet sërish

Më: 6 prill 2018 Në ora: 10:48
Pamje nga ndeshja Indiana – Golden State

Golden State është mundur 126:106 në fushën e Indiana, ndeshje e komanduar nga skuadra vendase, triumfoi falë 28 pikëve të Bogdanovic dhe 21 të Oladipo. Një ndeshje të mirë bëri edhe Durant, që realizoi 27 pikë, por që mbetën për statistikë. Për Warriors kjo ishte humbja e 22-të sezonale. Kjo humbje i ka dhënë një dorë ekipit të Houston, që mundi 96-94 Portland, ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Houston e komandoi gjatë gjithë kohës takimin (Paul e Harden realizuan 51 pikë së bashku), por në fund rrezikoi ta humbiste atë.

Fiton edhe ekipi i Cleveland, që mundi 119-115 Washington, sfidë me dy pamje, më e mirë për Wizard në të parën, ndërsa Cavaliers përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Tjetër ndeshje e mirë për LeBron James, që realizoi 33 pikë e 14 asist, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan 28 pikët e 14 asist të Wall. Utah Jazz mundi 117-95 rivalët e Clippers, ndeshje e dominuar nga vendasit (Mitchell 19 pikë), ndërsa Denver fitoi 100-96 ndaj Minnesotës (Murray 22 pikë).

Rezultatet

Indiana – Golden State 126:106

Cleveland – Washington 119:115

Houston – Portland 96:94

Milwaukee – Brooklyn 111:119

Utah Jazz – Clippers 117:95

Denver – Minnesota 100:96

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat