Fetahu - Rugova, zhvillime dramatike dhe telefonata interesante një orë e gjysmë para Kuvendit

Basketboll

Fetahu - Rugova, zhvillime dramatike dhe telefonata interesante një orë e gjysmë para Kuvendit

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2018 Në ora: 10:45
Pamje nga kuvendi

Arben Fetahu, ish basketbollisti i mirënjohur është zgjedhur kryetar i ri i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në kuvendin e jashtëzakonshëm që u mbajt dje. Fetahu fitoi me rezultat 22:18 kundër Artan Rugovës, dikur ish drejtor i KB Sigal Prishtina.  Prej ditës së parë e deri te dita e fundit, pra mbajtja e Kuvendit të jashtëzakonshëm,  e mbajtëm një baraspeshë si medium dhe asnjëri nuk u favorizua, duke e ndjekur rrugën e profesionalizmi, le të fitoi kush të fitoi.

Dje në orën 16.30 vije një telefonatë nga një ish zyrtar i lartë i FBK-së, që ka kohë që nuk merret me basketboll, dhe lutet mos do t’i përmendet emri (emër i njohur për redaksi), kur thotë se Artan Rugova mund të fiton me 21:19, për faktin se puna është mirë nëse nuk ndodhë ndonjë ndryshim, tri eventualisht katër delegatë të ndërrojnë mendjen.

“Puna është mirë, por tri a po katër vota nuk janë bash të vendosur apo të sigurta, as andej as këndej ose do të abstenojnë ata. Parashikojmë fitore 21:19 apo 20.19 dhe një abstenim. Qarkullojnë edhe zërat se dikush po luhatet në çastet e fundit dhe është e drejtë e tyre, se dikush mund të ndërrojë  mendjen, Por edhe mund të humbin ngushtë, por do të jetë nxehtë”, kjo ishte një telefonatë një orë e gjysmë para mbajtjes së Kuvendit.

Këtë telefonatë nuk e publikuam, për shkak të korrektësisë së procesit zgjedhor dhe mos të shkaktojmë apo ta dëmtojnë një kuvend të jashtëzakonshëm, apo të krijojmë një mjegulli, që nuk do të ishte profesionale dhe aspak e ndershme! Në një moment mu duk e pabesueshme se gara do të jetë shumë e ngushtë, por në fakt  rezultati dëshmoi dramën e vërtetë. Fundja, një fitore e pastër e Fetahut dhe një rezistencë e jashtëzakonshme e Rugovës, për pak edhe fitoi! Kjo është gara sportive, dikush fiton e dikush humbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat