Borea triumfoi kundër Kerasan Prishtinës

Basketboll

Borea triumfoi kundër Kerasan Prishtinës

Më: 1 prill 2018 Në ora: 19:29
Ilustrim

Borea ka triumfuar kundër Kerasan Prishtinës në kuadër të xhiros së XXV në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi i luajtur të premten mbrëma në palestrën "Karagaci" në Pejë ka përfunduar me shifrat 90:81 (22:23, 28:17, 15:22, 25:19).

Më të merituarit për fitoren e Boreas ishin CJ Carter me 37 pikë, 7 kërcime e 10 asistime dhe Blend Matoshi me 21 pikë, 11 kërcime e 12 asistime.

Në anën tjetër te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Rinor Ahmeti me 28 pikë, Gent Shala me 15 pikë e 15 kërcime dhe Arbnor Haliti me 13 pikë, 3 kërcime e 5 asistime.

Me këtë triumf skuadra pejane është shumë afër mbijetesës në elitën e basketbollit kosovar, derisa ekipi prishtinas pothuajse e ka të sigurt rënien në një rang më të ulët të garave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat