FBK në Punëtorinë e FIBA-s, e përfaqëson Artina Hasani

Basketboll

FBK në Punëtorinë e FIBA-s, e përfaqëson Artina Hasani

Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:04
Artina Hasani

Në Munich të Gjermanisë ka filluar Punëtoria dy ditore për Marketing dhe Komunikim e organizuar nga FIBA, ndërsa Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) në këtë event është duke e përfaqësuar Artina Hasani, nga stafi i zyrës ekzekutive.

Kjo Punëtori i dedikohet punës së bërë në dy Dritaret e para të kualifikimeve për Kupën e Botës “Kina 2019”, si dhe përgatitja sa më e mirë për ndeshjet e Dritares së Tretë të këtyre kualifikimeve.

Pas përfundimit të Punëtorisë dy ditore të FIBA-s, FBK nëpërmjet Hasanit pritet të pajiset me udhëzimet e duhura për organizimin e ndeshjeve sipas standardeve të larta që kërkon FIBA në këto dy fusha.

Që nga kualifikimet e Kupës së Botës “Kina 2019”, FIBA e ka një produksion qendror të ndeshjeve kualifikuese për të gjitha shtetet pjesëmarrëse, kurse federatat duhet ti përmbahen standardeve shumë të larta dhe rigoroze të FIBA-s për procedurat e akreditimit, organizimit të ngjarjeve për media para dhe pas ndeshjeve, dhe udhëzuesve për marketing.

Duhet theksuar se Përfaqësuesja e Kosovës bën gara në Grupin C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” së bashku me Lituaninë, Hungarinë dhe Poloninë.

Aktualisht Kosova nga katër ndeshje të luajtura i ka regjistruar po aq disfata, ndërsa prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës.

Dritarja e Tretë e kualifikimeve evropiane do të zhvillohet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, ndërsa Kosova e pret në Prishtinë, së pari Hungarinë dhe më pas Poloninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat