Fitore e madhe e Bashkimit

Basketboll

Fitore e madhe e Bashkimit

Më: 20 mars 2018 Në ora: 15:12
Pamje nga një ndeshje

Në ndeshjen e fundit të xhiros së XXIII të IP Superligës së Kosovës të zhvilluar  në palestrën "Karagaçi" në Pejë, ndërmjet Boreas dhe Bashkimit, fitore ka shënuar skuadra nga Prizreni me rezultat 119:101 (36:28, 27:19, 29:25, 27:29).

Te Bashkimi më të dalluarit ishin Mikaile Tmusic me 35 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, Altin Morina me 20 pikë, 3 kërcime e 10 asistime dhe Ergin Grosha me 13 pikë e 6 kërcime. 

Në anën tjetër te Borea më efikasit ishin Blend Matoshi me 26 pikë, 11 kërcime e 11 asistime, CJ Carter me 18 pikë, 3 kërcime 10 asistime dhe Sami Hajzeri me 16 pikë, 11 kërcime e 8 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat