Borea sprovohet nga Bashkimi

Basketboll

Borea sprovohet nga Bashkimi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 12:35
Ilustrim

Me ballafaqimin në mes Boreas dhe Bashkimit që do të zhvillohet të hënën me fillim nga ora 19:30 në "Karagaçi" të Pejës, do të përmbyllet xhiroja e XXIII e IP Superligës së Kosovës në basketoll.

Ndërkaq në duelet e luajtura në fundjavë fitore kanë regjistruar Trepça në përballje me Kerasan Prishtinën  (94:69), Sigal Prishtina dominoi në përballje me Pejën  (116:63),  si dhe derbi ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit përfundoi në favor të "vreshtarëve" me rezultat 97:73 (21:23, 26:22, 27:14, 23:14).

Më të merituarit për fitoren e Rahovecit ishin Mark Williams me 23 pikë, 13 kërcime e 5 asistime, Art Hajdari me 21 pikë, Tyler Deihl me 20 pikë, Mustafë Merovci me 15 pikë e 6 kërcime dhe Muhamed Hasani me 12 pikë, 4 kërcime e 10 asistime.

Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Michael Harmon me 17 pikë, Leonard Mekaj me 15 pikë, 4 kërcime e 3 asistime dhe Dragan Sekelja me 15 pikë e 4 kërcime.

Të dy këto skuadra po luftojnë me ngulm për pozitën e tretë dhe pas kësaj fitore Rahoveci është shumë më afër qëllimit.

Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli aktualisht i kanë nga 36 pikë në renditjen tabelare të IP Superligës së Kosovës, por në ndeshjet e drejtpërdrejta kanë bilanc 3:1.,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat