Kampi udhëhiqet nga Ibrahim Karabeg

Basketboll

Kampi udhëhiqet nga Ibrahim Karabeg

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:32
Pamje nga një kamp

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet dhe shkollat e basketbollit të Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt që të dielën (18.03.2018) në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë prej orës 09:30 deri në 11:00 do të organizojë Kampin e basketbollit për grupmoshat 2004/05 dhe 2006/07 në të dyja konkurrencat.

Kampi do të udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur, Ibrahim Karabeg, ndërsa do t’i asistojnë disa trajnerë të rinj dhe perspektiv.

Më parë FBK e ka organizuar të njëjtin Kamp në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, ndërsa tani është radha e Mitrovicës, derisa do të vazhdoj me organizimin e kampeve edhe në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës.

Ky kamp organizohet me qëllim të evidentimit të talenteve nëpër të gjithë Kosovën dhe me qëllim të përgatitjes sa më mirë të gjeneratave të reja për Përfaqësueset e Kosovës në të dyja konkurrencat.

FBK është e përkushtuar në punën me gjenerata të reja tash e sa vjet, për çka edhe ka marr mbështetje nga FIBA nëpërmjet projekteve të ndryshme, derisa kjo përkrahje do të vazhdoj të jetë edhe më e madhe, duke marr parasysh faktin se FIBA tashmë është shprehur shumë e kënaqur me angazhimin e pashoq të FBK-së në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat