Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e javës së 22-të në IP Superligën e Kosovës në basketboll. Të mërkurën me fillim nga ora 17:00, Rahoveci e pret Borean, kurse duke filluar nga ora 18:00, Peja është nikoqire e Trepçës.
Ndërkaq të enjten në program është një ndeshje, ajo ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, e cila do të filloj në ora 19:30. Duhet theksuar se të dielën është zhvilluar dueli ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Kerasan Prishtinës, që i ka takuar javës së 22-të, ku fitore ka regjistruar skuadra nga Suhareka me shifrat 99:71.