Në finale Prishtina-Penza

Basketboll

Në finale Prishtina-Penza

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:56
Oamje nga një ndeshje

ProBet Prishtina dhe Penza e kanë siguruar nga një vend në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Bardhekaltrat të enjten në gjysmëfinale kanë triumfuar ndaj Trepçës me rezultat 63:38, kurse pejanet ishin më të mira se skuadra e Vëllaznimit, të cilën e mposhtën me shifrat 62:32.

Ndërkaq finalja e Kupës së Kosovës për këtë edicion do të luhet në Theranda më 4 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat