Mehmeti: Kosova nuk duhet dorëzuar në asnjë moment ndaj Polonisë

Basketboll

Mehmeti: Kosova nuk duhet dorëzuar në asnjë moment ndaj Polonisë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 16:17
Artan Mehmeti

Ish basketbollisti i mirënjohur, Artan Mehmeti, tha se do të jetë sfidë e vështirë për Kosovën në ballafaqim me Poloninë, për shkak se cilësia është në anën e rivalit. Kosova do të luajë si mysafirë i polakëve, në ndeshjen që luhen nesër (19.00), në kuadër të xhiros  së tretë të grupit C të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – Kina 2019.

“Polonia ka ekip më kualitativ dhe më me përvojë se ne. Rreziku i tyre është loja ekipore si në sulm po ashtu edhe në mbrojtje dhe cilësia e lojtarëve që luajnë në pozitat qendër”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”. Kosova hyn pa presion në lojë, dhe do ta kërkon rastin e vet nëse ju jepet”, theksoi më tutje.

Ku duhet Kosova të përqendrohet më shumë dhe si të reagojë në këtë sfidë? “Kosova duhet të luajë mençur në sulm, mos të ngutet, të qarkulloj topin sa më shumë dhe të ketë veprime të mençura. Nuk duhet dorëzuar në asnjë moment dhe të shpresojmë që loja të merr kahje që neve na konvenon”, tha Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat