Bastet ndërkombëtare shokojnë Kosovën me koeficient karshi Polonisë

Basketboll

Bastet ndërkombëtare shokojnë Kosovën me koeficient karshi Polonisë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 15:41
Pamje nga stërvitja e Kosovës

Kosova nënçmohet shumë nga bastet e ndryshme ndërkombëtare, në prag të ndeshjes së basketbollit për kualifikimet për Kampionatin Botëror – Kina 2019. Kosova nesër në orën 19,00 do të luajë si mysafirë i Polonisë, në kuadër ë xhiros së tretë të grupit C. Bastet shokojnë me koeficient, për faktin se për fitoren  e Polonisë sillet 1.02, kurse të Kosovës 12.00. “Bet365“ për fitoren e  Polonisë e ka koeficientin 1.02, ndërsa të Kosovës 11.00. “Bwin” e ka edhe më keq koeficientin, për fitoren e Polonisë 1.01 dhe për humbjen e saj 11.50. “Paddypower” për fitoren e Polonisë e ka 1.02 dhe për triumfin e Kosovës 12.00. Ky është një nënçmim apo një koeficient shokues!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat