Të enjten zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Basketboll

Të enjten zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 14:02
KB Probet Prishtina

Të enjten do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave në basketboll.

Në gjysmëfinalen e parë që do të luhet në Prishtinë, skuadra e Pro Bet Prishtinës e pret Trepçën me fillim nga ora 12:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Ndërkaq gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet në Pejë, ku Penza e pret Vëllaznimin në palestrën "Karagaçi". Ky takim do të luhet duke filluar nga ora 18:00.

Fituese e Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar është ekipi i Pro Bet Prishtinës.

Duhet theksuar se Final 8 i Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet në Suharekë prej 28 shkurt deri më 4 mars.

Më 4 mars do të luhen finalet në të dyja konkurrencat, ndërsa po këtë ditë Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të organizoj Kuvendin e Punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat