Peja në krizë, basketbolli ka rënë për toke në Kosovë

Basketboll

Peja në krizë, basketbolli ka rënë për toke në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:26
Pamje nga një ndeshje

Basketbolli është në pikën me kritike me cilësi! Cilësia e basketbollit në Kosovë pothuajse është përtoke. Klubi me renome Peja në krizë të rezultateve dhe të fondit të lojtarëve, Sigal Prishtina nuk e ka  ajkën e lojtarëve më të mirë, por është e pa konkurrencë, ndërsa Trepça nga Mitrovica është në luhatje dhe forma e saj ka batica e zbatica, ndërsa Rahoveci po i befason të gjithë me organizim, kurse Golden Eagle Ylli nga Theranda çdo herë bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm për ekipet tjera. Bashkimi mundohet ta mbajë një formë konstante, por dot ta gjej formulën kundër  Sigal Prishtinës. Basketbolli e hendbolli janë një nivel, në krizë të thellë. Pa filozofuar shumë, KB Peja i ka dhënë flakareshin më të rëndë basketbollit tonë, sikurse edhe Trepça në një farë forme. Jo veëm për basketbollit, por edhe shumë sporte tjera ka kohë që kanë humbë edhe respektin nga dashamirët e mirëfilltë të sportit. Jemi në vitin 2018, dhjetë vjet shtet, cilësia askund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat