Prishtina nuk ndalet

Basketboll

Prishtina nuk ndalet

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 13:04
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina kë shënuar fitore në përballje me Borean me rezultat 115:82 (31:21, 15:17, 40:22, 29:22) në kuadër të xhiros së XX të IP Superligës së Kosovës në basketboll.

Më të dalluarit te bardhekaltrit ishin Alban Veseli me 32 pikë, 11 kërcime e 6 asistime, Rinor Peci me 25 pikë, 3 kërcime e 6 asistime dhe Valon Bunjaku me 11 pikë, 15 kërcime e 10 asistime. Te Borea më efikasit ishin Sami Hajzeri me 16 pikë dhe Shpend Gashi me 12 pikë.

Ndërkohë Golden Eagle Ylli ka triumfuar në ballafaqim me Pejën me shifrat 104:78 (28:15, 30:24, 19:21, 27:18).

Më të dalluarit te skuadra fituese ishin Marvin Smith me 30 pikë e 9 kërcime, Michael Harmon me 21 pikë, 3 kërcime e 7 asistime, Leonard Mekaj me 15 pikë, 4 kërcime e 13 asistime dhe Artin Gashi me 14 pikë e 6 kërcime. Te Peja më së shumti pikë kanë realizuar Beq Kovaqi, gjithsej 34 sosh, kurse ai pati edhe 4 kërcime e 3 asistime, dhe Rron Grapci me 15 pikë, 10 kërcime e 3 asistime.

Bashkimi ka shënuar fitore në përballje me Kerasan Prishtinën me rezultat 106:56 (24:6, 20:18, 33:5, 29:27). Më të dalluarit te portokallinjtë ishin Vincent Zollo me 22 pikë e 13 kërcime dhe Edmond Kryeziu me 20 pikë, 3 kërcime e 3 asistime. Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Kujtim Ujkani me 11 pikë e 4 kërcime, Mërgim Jakupi me 10 pikë e 7 kërcime dhe Arbnor Haliti me 10 pikë e 3 kërcime.

Trepça ishte skuadër më e mirë se Rahoveci, të cilën e ka mundur me shifrat 84:78 (23:15, 21:20, 22:12, 18:31).

Më të merituarit për fitoren e mitrovicasve ishin Imer Tahiri me 22 pikë e 4 kërcime, Besnik Azemi me 19 pikë e 9 kërcime dhe Malik London me 17 pikë e 11 kërcime. Te Rahoveci më të dalluarit ishin Mark Williams me 18 pikë e 10 kërcime dhe Muhamed Hasani me 12 pikë, 2 kërcime e 3 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat