NBA: Kampioni në fuqi e "shkel" Phoenixin

Basketboll

NBA: Kampioni në fuqi e "shkel" Phoenixin

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 12:51
NBA

Për Golden State Warriors sfida në “Oracle Arena” ndaj Phoenix Suns rezutoi si shëtitje. Kampionët në fuqi të NBA, triumfuan me plot 46 pikë diferencë 129-83, duke siguruar fitoren e 44-t sezonale nga 57 ndeshje të zhvilluara gjithsej gjatë sezonit të rregullt.

Ndeshja u mbyll praktikisht që në pjesën e parë, që u mbyll 62 – 45, ndërsa në dy periodat e fundit Suns u dorëzuan pa kushte, me vetëm një skuadër që ekzistonte mbi parket, pikërisht Golden State. Stephen Curry e mbylli me 22 pikë, ndërsa Payeton i skuadrës nga Arizona realizoi 29 pikë.

Fitore e bukur në transfertë për Los Angeles Clippers, që iu imponua 101 – 114 në “Barclays Center” të New Yorkut Brooklyn Nets. Williams udhëhoqi kalifornianët me 20 pikë, i ndjekur nga Rivers me 17 pikë. Për të zotët e shtëpisë Russell realizoi vetëm 16 pikë.

Sukses edhe për New Orleans Pelicans jashtë shtëpisë përballë Detroit Pistons 103 – 118. I papërmbajtshëm Anthony Davis me plot 38 pikë dhe 10 topa të kontrolluar poshtë koshit, i ndihmuar edhe nga 12 asistet e Holiday.

Utah Jazz fitoi në frymën e fundit ndaj San Antonio Spurs 101 – 99. Në “Vivint Smart Home Arena” të Salt Lake City vendasit arritën të rikuperonin një diferencë prej 14 pikësh të shënuar në periodën e tretë. Përmbysja e madhe ndodhi në minutat e fundit me një rezultat të pjesshëm 32 – 22, që u lejoi Jazz të fitonin me dy pikë diferencë. Spikati në këtë përballje Mitchell me 25 pikë, 5 asiste dhe 7 rikuperime.

Fitorje me vuajtje në fund për Chicago Bulls 105 – 101 ndjaj Orlando Magic. Në “United Center” Magic iu afruam shumë fitores me Hezonjan dhe Fournier, që shënuan respektivisht 24 dhe 22 pikë, por falë paraqitjes së Markkanen (21 pikë) dhe Portis (19 pikë), “Bulls” ruajtën qetësinë në sekondat e fundit. 

Phieladelphia 76ers troiumfoi 108 – 92 ndaj New York Nicks. Më i miri mbi parket rezultoi Saric me 24 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat