Turner në Kosovë

Basketboll

Turner në Kosovë

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:41
Turner në Kosovë

Më 13 dhe 14 shkurt në Prishtinë do të qëndroj zyrtarja e FIBA-s, Radmila Turner, e cila e mban pozitën e Udhëheqëses së Federatave Nacionale dhe Udhëheqëses për Sport, Rini e Antidoping në FIBA Evropë.

Qëllimi i vizitës së saj është fillimi i përgatitjeve për Kampionatin Evropian U-18, Divizioni C që do të mbahet në Prishtinë prej 22 deri më 29 korrik.

Turner me këtë rast do të zhvilloj takime me udhëheqësen e Komitetit Lokal Organizativ të Kampionatit, Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushkun, si dhe më pas do të bëjë inspektimin e palestrave sportive në Prishtinë (“1 Tetori” dhe Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë), hoteleve, ku pritet të akomodohen zyrtarët e FIBA-s dhe ekipet pjesëmarrëse të këtij Kampionati.

Pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian U-18, Divizioni C janë:

Grupi A: Moldavia, Armenia, Irlanda, Malta, Monako.

Grupi B: Qipro, San Marino, Kosova Gjibraltar.

Duhet theksuar se gjatë zhvillimit të Kampionatit në Prishtinë pritet të zbarkoj edhe Kamil Novak, Sekretar i Përgjithshëm i FIBA Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat