Zenelaj: I kemi lënë anash statistikat personale - Bota Sot
Zenelaj: I kemi lënë anash statistikat personale

Basketboll

E diel, 18 shkurt 2018

Zenelaj: I kemi lënë anash statistikat personale

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:12
Zenelaj: I kemi lënë anash statistikat personale

 

Bashkimi nga Prizreni lufton në tri fronte dhe shpresojnë se do të stolisen të paktën me një trofe. Prizrenasit renditen në vend të dytë me 31 pikë në Superligën e Kosovë, ndërsa mbajnë pozitën e pestë në Ligën Ballkanike dhe janë në çerekfinalen e Kupës së Kosovës. Njëri nga këto trofetë shpresojnë se do ta çojnë në qytetin e Prizrenit dhe t’i gëzojnë edhe tifozët “Arpagjikët”.

Fitorja e fundit në Ligën Ballkanike iu ka dhënë edhe shumë zemër basketbollistëve prizrenas, duke mundur me rezultat 98:73 Ibarin nga Rozhaja. Një fitore shumë domethënëse dhe që i hap rrugën që të ngjiten më lartë në klasifikim. Prizrenasit sërish takohen me Ibarin, por kësaj here me 13 shkurt në Prizren dhe synojnë fitore. Basketbollisti më i merituar për fitoren e Bashkimit, Urim Zenelaj, tha se ekipi ka filluar të komponohet mirë dhe pretendon të jetë edhe më mirë në Ligën Ballkanike.

“Kemi filluar të komponohemi dhe të bëhemi gati për Kupën e Kosovës, mundohemi që të japim maksimumin, t’i kalojmë problemet financiare dhe ndërrimin e shpeshtë të trajnerëve këtë sezon”, tha Zenelaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se Bashkimi po forcohet gjithnjë e më shumë në prag të Kupës?

“Kemi filluar mu komponuar shumë dhe çdo ndeshje e më shumë po tregojmë lojë më kolektive dhe i kemi lënë anash statistikat personale, po punojmë me shumë për suksese si grup”, thotë Zenelaj. Basketbollisti tregon se cilat janë synimet kryesore të skuadrës: “Të arrijmë sa më lart në Ligën Ballkanike dhe të luftojmë për trofetë në Kosovë”. Sërish takoheni me Ibarin, a besoni në...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test