Dirk Nowitzki vendos një tjetër rekord në NBA

Basketboll

Dirk Nowitzki vendos një tjetër rekord në NBA

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 16:30
Dirk Nowitzk

Basketbollisti gjerman Dirk Nowitzki ka vendosur një tjetër rekord personal në karrierën e tij në NBA. Në ndeshjen e fundit në kampionat, ai ka kapur shifrën e 50 mijë minutave të aktivizuara në NBA, të gjitha me skuadrën e Dallas Mavericks, me të cilën luan prej 20 sezonesh.

Ai është basketbollisti i gjashtë në historinë e këtij sporti që arrin këtë shifër, pasi Kareem Abdul-Jabbar, Karl Malone, Kevin Garnet, Jason Kidd dhe Elvin Hayes. Rekordi i lojtarit me më shumë minuta të luajtura në NBA i përket legjendës Abdul-Jabbar me 57,446 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat