Bashkimi më i mirë se fqinjët

Basketboll

Bashkimi më i mirë se fqinjët

Më: 28 janar 2018 Në ora: 12:32
KB Bashkimi

Bashkimi ka realizuar fitore në xhiron e XVII në IP Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur të shtunën mbrëma në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë skuadrën e Rahovecit me rezultat 106:85.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në pjesën e parë, derisa më pas ishin portokallinjtë ata që ia dolën të krijojnë epërsi, dhe më pas e përmbyllën edhe gjithë takimin me 19 pikë dallim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat