Borea e ka fituar derbin ndaj Pejës

Basketboll

Borea e ka fituar derbin ndaj Pejës

Më: 28 janar 2018 Në ora: 12:29
Pamje nga ndeshja

Borea e ka fituar derbin lokal kundër Pejës në kuadër të xhiros së XVII të IP Superligës së Kosovës, që është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën "Karagaçi".

Takimi ka përfunduar me rezultat 93:69 (30:22, 19:8, 27:20, 17:19).

Borea e ka dominuar ndeshjen prej fillimit e deri në fund dhe kështu pa ndonjë vështirësi ka arritur të mposht Pejën.

Më të dalluarit te ekipi fitues ishin Shpend Gashi me 23 pikë, 4 kërcime e 3 asistime dhe Sami Hajzeri me 20 pikë, 9 kërcime e 11 asistime, derisa te verdhezinjtë më efikasit ishin Beq Kovaqi me 19 pikë e 8 kërcime dhe Rron Ukaj me 16 pikë e 12 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat