Përgatiten për Turqi

Basketboll

Përgatiten për Turqi

Më: 26 janar 2018 Në ora: 14:30
Pamje nga një ndeshje

Basketbollistët e lindur në vitin 2002/03 (U-15) që janë pjesë e projektit të FIBA Evropës janë ftuar nga kryetrajneri Ibrahim Karabeg të shtunën dhe të dielën në stërvitje, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për turneun në Stamboll të Turqisë, i cili do të zhvillohet në mes të muajit shkurt.

Kryetrajnerit Ibrahim Karabeg, do t’i asistojnë trajnerët Lorik Kllokoqi dhe Gyltekim Selimi.

Prej 25 basketbollistëve të ftuar nga Karabeg, 12 prej tyre do të përzgjedhën për të marr pjesë në turneun në Stamboll.

Turneu në Stamboll, organizohet nga Federata e Basketbollit e Turqisë, e cila është udhëheqëse e projektit të FIBA Evropës për zhvillim të gjeneratave të reja, në të cilin marr pjesë edhe Kosova, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, ndërsa tani radha është e pjesëmarrjes së Kosovës në turneun në Stamboll, ku basketbollistët tanë do të kenë rastin t’i matin forcat me lojtarë të Galatarasay-it, Anadolu Efes-it, Fenerbahce-s etj.

Aktiviteti i fundit në kuadër të këtij projekti dyvjeçar do të zhvillohet në Prishtinë në muajin prill, ku Kosova është nikoqire e turneut, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delagacion i Federatës Turke të Basketbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat