FBK ka dhënë kontribut të madh në rregulloren e nënshkruar

Basketboll

FBK ka dhënë kontribut të madh në rregulloren e nënshkruar

Më: 24 janar 2018 Në ora: 12:07
Ilustrim

Të martën ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, përmes së cilës përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin e vërtetimit dhe formën e tij si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka qenë pjesë e komisionit që ka punuar në këtë Rregullore. FBK-në në këtë komision e ka përfaqësuar Arben Fetahu, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe Bordit të FBK-së, duke e shtyrë kështu para një proces shumë të rëndësishëm, pasi kjo Rregullore pritet t’u hyj shumë në punë të gjitha klubeve, federatave, dhe institucioneve të tjera sportive.

Sipas rregullores parashihet që dhënësit e sponsorizimit, të cilët mund të jenë persona juridik ose fizik, vendor apo të huaj, aktivitetin e tyre duhet ta kenë të regjistruar, licencuar dhe fiskalizuar ndërkaq përfituesit qofshin ata fizik apo juridik, të këtij sponsorizimi duhet të jenë të regjistruar nëpër organizatat, institucionet përkatëse për kulturë, rini dhe sport qoftë në nivel lokal apo qendror, thuhet në faqen e FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat