Çfarë i duhet Trepçës?

Basketboll

Çfarë i duhet Trepçës?

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:05
Samir Zekiqi

Skuadra me renome Trepça nga Mitrovica startoi me fitore në pjesën e dytë të kampionatit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 87:83 rivalit të vjetër, Pejës. Mitrovicasit shënuan fitore me mund të madh, por shumë më rëndësi në luftë për të zënë hapin për pozitën e katërt. Ndër basketbollistët më të dalluar pa dyshim se ka qenë edhe Samir Zekiqi, i cili realizoi 20 pikë.

Zekiqi ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kjo fitore konfirmon që do të shkojnë një hap para dhe drejt qëllimeve që kanë. “E kemi nis me fitore si vendas ndaj KB Pejës, kjo është veç një hap drejt qëllimeve tona që i kemi si klub. E jona mbetet që ndeshje pas ndeshje të vazhdojmë të fokusuar, të japim maksimumin, të japim më të mirën, të kryejmë me sukses ato çka na jep trajneri për të bërë dhe të vazhdojmë luftën për play-off”, tha Zekiqi.

A po rikthehet Trepça gradualisht ajo që ka qenë vite më parë dhe çfarë i duhet më shumë? “Klubi Trepça ka marrë hapa shumë të mirë drejt rikthimit, ka rikthyer vendorët dhe disa të huaj. Është shumë më e fortë. Ky është treguesi më i mirë se, i kanë marrë punët seriozisht të gjithë. Çfarë i duhet më shumë? Punë dhe vetëm punë e cila është ka bëhet mirë deri me tani, gjithçka ka ecur si duhet”, theksoi basketbollisti që luan në pozitën katër. Në javën e 16-të kundër Kerasan Prishtinës, pastaj e pret Golden Eagle Yllin..

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat