Biraj i shqetësuar: Rënie drastike...

Basketboll

Biraj i shqetësuar: Rënie drastike...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2017 Në ora: 19:26
Qëndrim Biraj

Bashkimi nga Prizreni është nënkampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në basketboll. Megjithatë prizrenasit u ballafaquan me shumë probleme gjatë pjesës vjeshtore, por shpresojnë se këto telashe nuk do të përsëriten në stinorin pranveror. “Portokallinjtë” kanë mbledhur 24 pikë dhe kanë katër me pak se kampioni vjeshtor, Sigal Prishtina. 

Kapiteni i klubit, Qëndrim Biraj, shpreson se do të stabilizohen në vazhdim të kampionatit. “Këtë vit jemi ballafaquar me shumë probleme financiare dhe kjo na ka vështirësuar mjaft punët për të arritur ndonjë sukses më të madh. Shpresoj që gjërat në vazhdim të stabilizohen dhe ta tejkalojmë këtë vit i cili për ne ka qenë më i vështiri i viteve të fundit”, thotë Biraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A mendoni se liga ka qenë më e dobët, nuk është më katërshja e madhe e fortë si edicionet e kaluara? “Po ashtu në këtë gjysmësezon kanë munguar duelet e përhershme të 4-shes së madhe dhe ky fakt ka ndikuar që liga të mos jetë interesante për t’u ndjekur dhe njëkohësisht më e dobët. Bashkimi krahas kampionatit vendorë dhe për Kupë, garon edhe në Ligën Ballkanike, e cila në fakt është mjaft e vështirë për ta, që të luftojnë në tri fronte, megjithatë ata besojnë e shpresojnë se do jetë e suksesshme dhe do të arrijnë rezultate sa më të mira, për t’i kënaqur edhe tifozët ‘Arpagjikët’ . Biraj ankohet se ka rënie të nivelit të lojës e cila është parë edhe gjatë pjesës vjeshtore. “Përkundrazi këtë vit ka rënie drastike të nivelit të cilësisë së ligës dhe sipas mendimit tim, besoj që kjo rënie ka ndodhur si pasoj

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat