Klubi i vogël lituan u bë hit pasi firmosi me vëllezërit Ball

Basketboll

Klubi i vogël lituan u bë hit pasi firmosi me vëllezërit Ball

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 14:54
Klubi lituan

Është ndoshta e përshtatshme që një lëvizje e madhe ndërkontinentale nisi me një mesazh në Twitter në orët e vona, shkruan NYT.

Rreth orës 1:30 të mëngjesit më 6 dhjetor, Erikas Kirvelaitis, një gazetar basketbolli 21-vjeçar nga Lituania, dërgoi një pyetje në Twitter te Harrison Gaines, një agjent sportiv në Los Angeles, për dy klientë të tij tinejxherë: A do të pëlqenin LiAngelo dhe LaMelo Ball të luanin basketboll profesionist në Prienai të Lituanisë?

Kirvelaitis ishte angazhuar para disa muajve për të bërë punë komunikimi me gjysmë-orari për Prienai-Birstonas Vytautas, një klub i vogël në ligën e basketbollit të Lituanisë. Shefat e tij nuk e dinin fillimisht për hapin që kishte bërë ai në Twitter. Ishte një gjuajtje në errësirë.

Por për habi të Kirvelaitisit, Gaines ktheu përgjigje duke kërkuar më tepër informata. Dhe më pak se një javë më vonë, dy amerikanët e rinj po firmosnin kontratat për të nisur karrierën e tyre profesioniste në një qytet rreth 6.000 milje larg shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat