Paçarada: Zotërinj politikanë, që po udhëhiqni (fatkeqësisht) sportin - çka duhet të ndodhë?

Basketboll

Paçarada: Zotërinj politikanë, që po udhëhiqni (fatkeqësisht) sportin - çka duhet të ndodhë?

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:42
Nazmi Paçarada

Nazmi Paçarada, ish basketbollisti, ish komesari dhe ish sekretari i përgjithshëm i FBK-së, është i shqetësuar me gjendjen se si po kalon sporti në përgjithësi dhe që politika i ka përzier duart në të.

 Rasti i fundit i klubit të futbollit Feronikeli dhe në disa sporte tjera, e shtyri Paçaradën që të reagoi. 

“E dhimbshme...! Zotërinj politikanë, që po udhëhiqni (fatkeqësisht) sportin - çka duhet të ndodhë që ta kuptoni se ju duhet të jeni vetëm mbështetës..., nuk është sporti vetëm t'ju krijojë juve ngjarje, trampolinë, relaks, grumbullim, pistë shpërfaqjeje.

Çka janë për ju komuniteti sportiv?! Azilantë në vendin e tyre, që ju t'ua diktoni se kush çka dhe ku..! Ky rast i dhimbshëm i këtij klubi është vetëm vazhdim-fillimi i pasojave të kapjes së sportit nga ana juaj apo të tuajve, por jo vetëm i klubeve, por edhe institucioneve të tyre udhëheqëse, do të mbesin vetëm së kujtuari për funksionim, dhimbshëm. Boll ma se bëhet vonë...!”, ka thënë Paçarada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat