Shumë lojtarë të huaj dhe të pa dëshmuar në Kosovë!

Basketboll

Shumë lojtarë të huaj dhe të pa dëshmuar në Kosovë!

Nga: Blerim Krasniqi Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 19:12
Blerim Krasniqi

Debate

Sigal Prishtina e filloi shumë mirë Europe Cup në basketboll dhe korri tri fitore rresht, i mundi fillimisht dy konkurrentët shumë seriozë, si Belfius Mons nga Belgjika dhe ekipin turk, Demir Insaat, më vonë mbretërojë një vetëkënaqësi sikurse e përfunduan punën me kualifikim dhe kjo iu kushtoi. E kisha cekur edhe më parë, se ka me qenë vështirë në takimet e kthimit, ashtu edhe doli, sepse ekipet kundërshtare e kanë analizuar lojën e Prishtinës.

Një vetëbesim dhe vetëkënaqësi që ka përfunduar pa kualifikim.  Janë dy anën të medaljes në lojërat kualifikuese, ku duhet me fituar dhe duhesh me u organizua e me luajtur më fuqishëm si vendas. Kundërshtarët e analizuan lojën mirë të Prishtinës dhe shkuan më tutje. Në sporte kolektive pa i mohuar në asnjë moment vlerat që ka Dardani, nuk mjafton vetëm një lojtar kulminant, duhet me pasur edhe lojtar tjerë dhe me arritur suksese. Nga këto gara u dashtë të shikohet e të nxjerrin ndonjë profil të lojtarit të talentuar vendorë, ndonjë trajnerë.

Sigal Prishtina me trajner kryesor dhe dy asistent, është bërë një menaxhment i pamenduar mirë dhe i paanalizuar, ndërsa konkurrenca brenda kampionatit tonë, dëshmon se fare nuk i duhen këta trajnerë. Sigurisht ka krijuar edhe shpenzime të tepërta e të kota, mos të flasim edhe për lojtarët të huaj në numër të madh, që janë pjesë e Prishtinës dhe janë promovuar dhe një numër nuk i kemi parë dhe asnjë lojë nuk kanë luajtur, edhe pse janë quajtur si përforcime.

A është sukses? Suksesi varet si shikohet, nëse shikohet si pjesëmarrje është sukses, kemi pasur mundësi të shohim klube të organizuar dhe që luajnë basketbollin modern dhe të avancuar....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat