Sipas FBK-së:Interesim i madh nga mediat e huaja për të përcjell ndeshjen Kosovë – Lituani

Basketboll

Sipas FBK-së:Interesim i madh nga mediat e huaja për të përcjell ndeshjen Kosovë – Lituani

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:53
Ilustrim

Ndeshja Kosovë-Lituani që do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” ka zgjuar interesim të madh tek mediat e huaja.

Të akredituar për këtë ndeshje janë rreth 40 gazetarë, derisa rreth 20 prej tyre janë media të huaja, disa sosh edhe nga Lituania që kanë ardhur për ta përcjell nga afër duelin Kosovë-Lituani.

Përfaqësuesja e Kosovës bën gara në Grupin C së bashku me Lituaninë, Hungarinë dhe Poloninë. Ndeshjen e parë, Kosova do ta luaj si nikoqire, kundër Lituanisë, kurse një ditë pas kësaj ndeshje, Kosova do të udhëtoj për në Debrecen për t’u përballur me Hungarinë në ndeshjen e dytë kualifikuese. Ky takim do të luhet më 26 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat