Kosova ndeshet me superfuqinë botërore!

Basketboll

Kosova ndeshet me superfuqinë botërore!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2017 Në ora: 19:14
Pamje nga një ndeshje

Superfuqia botërore Lituania do të ballafaqohet me kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen që luhet nesër (19.00) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.  Gjithçka është e gatshme për këtë sfidë dhe nuk do të ketë vend për t’i zënë të gjithë të interesuarit në palestër, për të parë ndeshjen Kosova-Lituani, ndeshja e parë e grupit C të kualifikimeve për Kupën e Botës  - Kina 2019.

Basketbollistët e kombëtares së Kosovës janë mjaft mirë të përgatitur para sfidës së madhe apo siç thuhet në zhargonin sportiv: të jesh apo të mos jesh. Brad Greenberg, përzgjedhës i Kosovës, ka thënë se do të jetë ndeshje shumë e vështirë:

“Por ne nuk kemi kohë për të vajtuar, do të japim maksimumin dhe me ndihmën e tifozëve besoj se do të bëjmë më të mirën në parket”. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në KosovëP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat