Bunjaku: Ishim më të mirë se Peja, synojmë play-off-in!

Basketboll

Bunjaku: Ishim më të mirë se Peja, synojmë play-off-in!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2017 Në ora: 19:33
Valon Bunjaku

Rahoveci po shënon rezultate jashtëzakonisht të mira në Superligën e Kosovës në basketboll dhe pa dyshim se për këtë kolektiv janë edhe më të mirat në periudhën e pasluftës! Në katër ndeshjet ka regjistruar tri fitore e një humbje, duke u renditur në vend të tretë me 7 pikë, një me pak se lideri dhe kampioni në fuqi Sigal Prishtina.

Në hapje rahovecianët triumfuan në Pejë me rezultat 111:82 ndaj Boreas, pastaj në Therandë e mposhtën me 81:80 Golden Eagle Yllin, ndërsa si vendas u mundën nga Bashkimi me rezultat 92:73. Rahoveci ka arritur fitore sensacionale në këtë fundjavë kundër Pejës me rezultat 96:87, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. KB Rahoveci ka trajner Mark Rodiçin, ish basketbollistin e mirënjohur. Ai me punën që po e bënë ka ndërtuar një lojë shumë të mirë dhe ka bërë ekipin ndër mëtues për katër vendet e para. Basketbollisti i Rahovecit, Valon Bunjaku, tha se janë ekip i mirë.  Rahoveci vazhdon me fitore, triumfi ndaj Pejës, a ishte si befasi?

“Jo, nuk e konsideroj si befasi sepse jemi ekip më i mirë dhe më të përgatitur në çdo aspekt se Peja”, thotë Bunjaku për gazetën kombëtare “Bota sot”. Bunjaku luan në pozitën e organizatorit dhe shënojë 19 pikë në fitoren kundër Pejës. “Këtë sezon KB Rahovecin e shoh në play-off, ku do të kemi shumë befasi”, theksoi ai. A mendoni se keni orarin e mirë në dy javët e ardhshme, në radhë të parë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat