Rahoveci më i mirë se Peja

Basketboll

Rahoveci më i mirë se Peja

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 11:41
KB Rahoveci

Skuadra e drejtuar nga Mark Rodiqi ka shënuar fitore ndaj skuadres së Pejës  duke e mposhtur pas lojës së mirë në pjesë të dytë, me rezultat 96:87.

Pjesa e parë I takoj skuadrës së Pejës 53:47. Mirëpo, fillimi I pjesës së dytë ka qenë krejtësisht për vreshtarët, çereku i tretë ishte vendimtarë për rikthimin e ekipit të Rahovecit për të kaluar në avantazh dhe për të arritur fitore në fund me rezultat përfundimtar 96:87.

Junious Prowell ka shënuar 31 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime, Valon Bunjaku shtoj 19 pikë dhe Muhamed Hasani 18 të tjera.

Te Peja Leonard Mekaj shënoi 34 pikë e 8 asistime, si dhe Arian Qallaku ka shtuar 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat