Bashkimi përforcohet me një amerikan

Basketboll

Bashkimi përforcohet me një amerikan

Nga: K.G. Më: 27 shtator 2017 Në ora: 10:29
Logo e Bashkimit

Federata e Basketbollit të Kosovës bëri të ditur se skuadra me renome Bashkimi nga Prizreni ka paraqitur një basketbollist amerikan. “KB Bashkimi ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtarë Adrian Motley Devon nga SHBA.

Lojtari  i lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Bashkimi pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve”, bëhet e ditur nga Federata. Bashkimi synon të gjitha trofetë në edicionin e ri dhe si rival të vetëm për titull tani për tani e shohin Sigal Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat