Shatri: Mungon infrastruktura dhe organizimi

Basketboll

Shatri: Mungon infrastruktura dhe organizimi

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2017 Në ora: 19:02
Fidan Shatri

Basketbolli femëror ka vite që ballafaqohet me vështirësi të mëdha dhe pak ndihmohen klubet nëpër komunat e ndryshme. Trajneri i Prishtinës dhe i kombëtares së Kosovës U-18, Fidan Shatri, është i brengosur për gjendjen që po kalon ky sport, por shpreson se brenda një periudhe do të përmirësohen gjërat dhe do t’i kushtohet rëndësi edhe basketbollit të gjinisë më të bukur. Ai ka vendosur që me klubin e tij Prishtina të punojë me shumë më të reja dhe t’i jepet edhe hapësirë, për ta përsosur sa më shumë teknikën e lojës.  

Bardhekaltrat si gjithmonë luftojnë për trofe por kësaj radhe kanë ndryshuar qasjen, duke u dhënë me shumë hapësirë lojtareve të reja që të zhvillohen. Shatri me gjithë situatën e vështirë që kalojnë në këtë sport, sheh një fije shprese se do të investohet dhe do të rritet niveli i kësaj loje. Dikur basketbolli femëror ka qenë traditë në vendin tonë, kur Universiteti shkëlqente në vitet e 80-ta në Ligën e Parë federative të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Tani basketbolli ka shumë vështirësi dhe sidomos nuk kanë edhe mjete.

“Bota sot”: Si e sheh Prishtinën në edicionin e ri?

Fidan Shatri: Në edicionin e ri do t’iu jepet mundësia lojtareve të reja që të zhvillohen, pasi që Liga është mesatare, andaj në këtë drejtim synim do të jetë ngritja e nivelit të lojtaret e reja. Në vazhdim të shohim si do të ecin punët, pasi që është herët të flasim në drejtime tjera.

“Bota sot”: A është Penza i vetmi konkurrent i ekipit tuaj apo ka edhe ekipe tjera?

Fidan Shatri: Shpresoj që do të ketë, duke u nisur nga vitet e mëparshme ka qenë Penza ajo që kemi pasur konkurrente kryesore.

“Bota sot”: Si e sheh ligën e femrave në përgjithësi?

Fidan Shatri:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat